Nga Shqipëria / E Martë 27 Prill 2021, 22:10

Mbyllet numërimi i votave në Kamëz, fiton Partia Demokratike

Në Kamëz ka përfunduar numërimi i votave dhe fituese është shpallur Partia Demokratike.

PD ka marrë 25764 vota ose 50.7%, PS ka marrë 19344 vota ose 37.59%, ndërsa LSI ka marrë 3147 vota ose 6.12%.

Kujtojmë se vijon numërimi i fletëve të votimit në qarkun e Tiranës dhe më pas do të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 2021.