Nga Shqipëria / E Martë 27 Prill 2021, 20:08

‘Parregullsi të rënda në zgjedhje’, PD dërgon letër ankesë në KQZ, ja çfarë kërkon

Partia Demokratike ka paraqitur një letër ankesë në KQZ, përsa i përket zgjedhjeve 2021. Letra mban firmën e Ivi Kasos dhe në të kërkohet dorëzimi i pamjeve filmike gjatë procesit të numërimit.

PD deklaron se komisionerët dhe vëzhguesit e tyre në terren kanë vënë re parregullsi të rënda në zgjedhje. Për të zbardhur se çfarë ka ndodhur realisht gjatë procesit, ata kërkojnë:

-Pamjet filmike nga KZAZ-të
-Pamjet filmike nga numëruesit e votave
-Të dhënat e pajisjeve të identifikimit biometric
-Të dhënat e kryqëzuara mes pajisjes së identifikimit elektronik dhe regjistrit të zgjedhësve

Burimi: "Abc News"