Nga Shqipëria / E Martë 27 Prill 2021, 18:06

I tha se ka sjellje seksiste, Sazan Gurit nuk i del e keqja me Rudina Magjistarin

Pak ditë më parë Sazan Guri ishte ftuar në emisionin e moderatores Rudina Magjistari, njëjtë si botuesja Arlinda Dudaj. Gjatë bisedës, moderatorja e akuzoi Gurin për sjellje seksiste, pasi ai iu drejtua botueses me fjalët “Të keqen vëllai se je bërë dhe simpatike sot”. (Lexo këtu)

Guri e kaloi me sportivitet, mirëpo duket se atij ende nuk i ka dalë e keqja me Rudinën. Vetëm së fundmi, ai ka publikuar një video nga intervista dhe ka thumbuar publikisht moderatoren.

“Miq të dashur, më erdhi kjo video se nuk e kisha parë as vetë! Po kapët ndonje sjellje ”seksiste” time gjatë një bisede për lumturinë e njeriut, aman ma thoni që ta kem parasysh për herë tjetër….. t’ju vesh pa pikë interesi, t’ju bësh emision, të harxhosh kohë nga vetja dhe të etiketohesh kështu…këta qofshin, flm, e me respekt per secilin nga ju që do kushtojë pak kohë…”, ka shkruar Guri.