Në Fier ka përfunduar procesin e numërimit të votave. Në këtë qark Partia Socialiste ka siguruar 9 mandate, Partia Demokratike 6 mandate, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 1 mandat.
Në vota, PS ka marrë 91572 ose 52.77%, PD ka marrë 64680 vota ose 37.27% dhe LSI ka marrë 12312 vota ose 7.10%.
Fieri ka pasur 580 kuti gjithsej. 9375 vota kanë rezultuar të pavlefshme.
