Pak ditë më parë Diletta Leotta i hodhi poshtë fjalët se ajo dhe Can Yaman janë ndarë. Prezantuesja italiane tregoi se ata janë shumë të lumtur dhe dasma nuk është anuluar.

"Dasma nuk është shtyrë, janë thjesht thashetheme. Ne jemi shumë të lumtur me historinë tonë të dashurisë. Gjerat do të bëhen në kohën e duhur. Ai i mbylli rrjetet sociale për arsye biznesi", tha Diletta.

Mirëpo ndryshe flasin sot mediat italiane. Thuhet se mes Can Yaman dhe Diletta Leotta ka vërtet krizë dhe madje prezantuesja italiane ka nisur të shoqërohet prej një jave me djalin e presidentit të klubit të futbollist A.S Roma, Ryan Friedkin.

Dyshja janë parë bashkë e kjo ka shkaktuar konfuzion tek fansat që mendonin se Diletta është akoma me aktorin turk.

