Mbrëmjen e djeshme mes kryetarit të PSD-së Tom Doshi dhe gazetarit Robert Rakipllari ndodhi një përplasje e ashpër teksa Doshi ishte live me emisionin e Sokol Ballës në një bisedë telefonike. (Lexo këtu)
Ditën e sotme, Doshi i ka dërguar një mesazh ndjese drejtuesit të emisionit, Sokol Ballës. Ai i ka kërkuar ndjesë Rakipllarit duke thënë se reagimi i tij ishte emocional nga ngarkesa e fortë e zgjedhjeve.
“I nderum zoti Balla ndjej detyrimin të shkruaj dy rreshta për atë që ndodhi mbrëmë në emisionin, kur të ftuarit tuaj po diskutonin për partinë time dhe për mua.
Situata janë të përsëritura sikur unë blej vota.
Pavarësisht se këto akuza i kam refuzuar pavarësisht se hedhin baltë ndaj meje e ndjej të them se reagimi im i mbrëmshëm ishte emocional nga ngarkesa e fortë e zgjedhjeve dhe largimit tim personal nga mandati në Kuvend.
Nuk kam asgjë personale me Rakipllarin apo me çdo gazetar. Si politikan duhet ti respektoj megjithëse nuk bie dakord që dikush të goditet pa fakte.
Si person i kërkoj ndjesë Robertit, pasi askush më shumë se unë nuk ka provuar fyerje mbi kurriz”,- ka shkruar Tom Doshi në mesazh.
Burimi: newsbomb
