Nga Shqipëria / E Martë 27 Prill 2021, 11:11

Përfundon numërimi në Shkodër, fiton PD

Qarku i Shkodrës ka përfunduar procesin e numërimit të votave. Në këtë qark Partia Demokratike është ajo që kryeson duke siguruar 5 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 3 mandate.

E përkthyer në vota PD-AN ka marrë  47,209 vota, ose 43.80%. Ndërsa PS ka marrë 30,296 vota, ose 28.11%.

Ndërkohë në këtë qark Partia Socialdemoratike ka arritur që të fitojë 2 mandate 16,426 ose 15.24%. Po ashtu dhe LSI ka arritur që të marrë një mandat duke siguruar 10,102 ose 9.37 %.

Në këtë qark në total ishin 411 kuti votimi, ndërsa numri total i zgjedhësve në listë është 272,078. Sa i përket votave të pavlefshme, sipas KQZ, ato janë 6107.

Burimi: tvklan