Nga Shqipëria / E Martë 27 Prill 2021, 10:10

Rama shpall fitoren: Kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores

Kryeministri Rama ka shpallur fitoren për zgjedhjet e 25 Prillit. Në një postim në rrjete sociale Rama shkruan se festa do të organizohet në sheshin Skënderbej në orën 18:00 dhe u bënë ftesë të gjithëve që të bashkohen në tubimin e fitores

Kreu i socialistëve falenderon të gjithë ata që kanë punuar për këtë fitore, si patronazhistë, koordinator, drejtues të qarqeve dhe deputetet.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores  #PS12 #Fitore #Kampionë”, shkruan Rama.