Drejtuesi i qarkut të Beratit për Partinë Socialiste, Blendi Klosi ka reaguar pas përfundimit të procesit në numërimit për këtë qark. Në një deklaratë për mediat, Klosi u shpreh ky është një mandat historik dhe një fitore spektakolare.
“Është fantastike, është një rezultat spektakolar. Është një punë shumë e madhe dhe një përgatitje për këtë ditë. Është një punë disa mujore, por në fakt me dekada pas PS priste që të bashkohej në Berat dhe fitonim 5 mandate. Nuk arritën as në 2009, as 2013, as në 2017. Dhe për këtë arsye ishte dhe ideja që ne të vendosnim këtë kufi. Ishte një mandat sakrifice dhe një mandat me kaq shumë përpjekje e qindra njerëzve që na mbështetën për këtë mandat“, tha Klosi.
Burimi: klannews
