
Deri më tani janë numëruar 4588 qendra votimi nga 5199 në total ose thënë ndryshe rreth 88% të votave. Partia Socialiste vijon që të kryesojë zgjedhjet me 72 mandate, ose 48.62%. Ndërkohë Partia Demokratike ka marrë 39.2% duke siguruar 59 mandate. Lëvizja Socialiste për Integrim deri më tani ka siguruar 6 mandate duke marrë 6.86% të votave. Partia Social Demokrate ka marrë 3 mandate.
Qarku Berat: PS 5 mandate – PD 2 mandate
Qarku Dibër: PS 2 mandate – PD 3 mandate
Qarku Durrës: PS 7 mandate – PD 6 mandate – LSI 1 mandat
Qarku Elbasan: PS 8 mandate – PD 6 mandate
Qarku Fier: PS 9 mandate – PD 6 mandate – LSI 1 mandat
Qarku Gjirokastër: PS 3 mandate – PD 1 mandat
Qarku Korçë: PS 6 mandate – PD 5 mandate
Qarku Kukës: PS 1 mandat – PD 2 mandate
Qarku Lezhë: PS 3 mandate – PD 4 mandate
Qarku Shkodër: PS 3 mandate – PD 5 mandate – PSD 2 mandate – LSI 1 mandat
Qarku Tiranë: PS 18 mandate – PD 15 mandate – LSI 2 mandate – PSD 1 mandat
Qarku Vlorë: PS 8 mandate – PD 4 mandate