Nga Shqipëria / E Hënë 26 Prill 2021, 23:11

Pamje të rënda/ Sherr i dhunshëm në KZAZ në Tiranë, grushta e karrige kokës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te shkolla “1 Maji” në Tiranë. Qendra e numërimit të votave është kthyer në arenë boksi.

“Newsbomb.al” shkruan se komisionerët e kësaj qendre janë përplasur fizikisht mes tyre, me grushta dhe goditje me karrige.

Ndonëse të pranishëm kanë qenë dhe policë, ata nuk kanë mundur ta shuajnë në kohë sherrin.