Nga Shqipëria / E Hënë 26 Prill 2021, 23:11

Përfundon numërimi në këto bashki: PD fiton Devollin, PS-ja Peqinin dhe Patosin

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Patos, Peqin dhe Devoll. Partia Socialiste është shpallur fituese në Patos dhe Peqin, ndërsa Partia Demokratike ka kryesuar në Devoll.

Në Patos, PS ka marrë 7.707 vota, PD ka marrë 5.112 vota, ndërsa LSI 1.005 vota.

Në Peqin, PS ka marrë 6.702 vota, PD ka marrë 5.379 dhe LSI 311 vota. 701 vota janë shpallur të pavlefshme.

Nga ana tjetër, në Devoll PD ka marrë 7762 vota, PS 7603 dhe LSI ka marrë 1216 vota.