Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në vend 8190 vaksina Pfizer.
Ai ka ndarë një foto në rrjete sociale, një foto krahas së cilës ka shkruar “8190 vaksina të tjera Pfizer mbërritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritme të larta”.
Kujtojmë se aktualisht në vend vijon procesi i numërimit të votave. Deri më tani Partia Socialiste kryeson me 483078 vota, ose 48.8%. Partia Demokratike renditet në vend të dytë me 388584 ose 39.3%, Lëvizje Socialiste për Integrim ka 67786 ose 6.9%.

