Nga Shqipëria / E Hënë 26 Prill 2021, 21:09

PD arrin 60 deputetë, i merr PS-së mandatin e këtij qarku

Në Shqipëri vazhdon procesi i numërimit të votave. Deri më tani Partia Socialiste kryeson me 483078 vota, ose 48.8%.

Partia Demokratike renditet në vend të dytë me 388584 ose 39.3%, Lëvizje Socialiste për Integrim ka 67786 ose 6.9%.

Partia Socialiste ka zbritur në 73 mandate, nga 77 që kishte në fillim. Partia Demokratike i ka marrë së fundmi mandatin në Dibër. Kjo parti ka arritur në 60 mandate.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka vetëm 5 mandate.

Burimi: "Newsbomb.al"