Procesi i numërimit të votave ka përfunduar dhe në Finiq, Mallakastër, Mat dhe Rrogozhinë. Fituese është shpallur Partia Socialiste.
Në Finiq, Partia Socialiste numëron 2208 vota, Partia Demokratike 1422 vota, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka 183 vota.
Në Rrogozhinë, Partia Socialiste ka marrë 5537 vota, Partia Demokratike ka marrë 3947, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 618 vota, ndërsa PSD ka marrë 459 vota.
Në Mat, Partia Socialiste ka marrë 7158 vota, Partia Demokratike ka marrë 6154 vota, ndërsa LSi 423 vota.
Në Mallakastër rezulton që PS ka marrë 6443 vota, PD ka marrë 5525 vota, ndërsa LSI 1099 vota.
