Nga Shqipëria / E Hënë 26 Prill 2021, 20:08

Mbyllet numërimi i votave në Kukës, Partia Demokratike merr fitoren

Në Kukës ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Partia Demokratike është shpallur fituese me 24.071 vota ose 62.2%.

Partia Socialiste renditet në vendin e dytë me 35.8% të votave, ose 13.856 vota.

Në këtë qark Partia Demokratike ka marrë dy mandate, ndërsa Partia Socialiste një mandat.