Procesi i numërimit të votave është mbyllur në Lushnjë, Roskovec dhe në Delvinë. Fituese është shpallur Partia Socialiste.
Në Lushnjë, PS ka marrë 9747 vota, PD ka marrë 7705 vota, LSI ka marrë 816 vota, ndërsa 182 vota i ka marrë PDLSH.
Në Roskovec, PS ka marrë 6276 vota, PD ka marrë 4944 vota, ndërsa LSI 510 vota.
Në Delvinë, PS ka marrë 2631 vota, PD ka marrë 1693 dhe LSI ka marrë 547 vota.
Deri më tani është mbyllur votimi në 20 bashki dhe në 16 prej tyre ka fituar Partia Socialiste.
