Nga Shqipëria / E Hënë 26 Prill 2021, 18:06

Mbyllet numërimi i votave në Belsh, Librazhd dhe Cërrik, kjo parti shpallet fituese

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar dhe në Cërrik, Belsh dhe Librazhd. Fituese në këto bashki është shpallur Partia Socialiste.

Në Cërrik PS ka marrë 8347 vota, Partia Demokratike 4227 vota dhe Lëvizja Socialiste për Intregrim 1205 vota.

Në Librazhd Partia Socialiste ka siguruar 9952 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 5181 vota dhe LSI me 790 vota. Ndërsa në Belsh, PS-ja ka siguruar 5552 vota, PD 3946 vota dhe LSI 145.

Deri më tani numërimi i votave ka përfunduar në 17 bashki, 13 prej të cilave janë fituar nga Partia Socialiste.