Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 69 raste të reja me Koronavirus, nga 994 testime të kryera. Për herë të parë që nga vera e vitit 2020 rastet janë ulur nën 100.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.
Po në 24 orët e fundit ka humbur jetën vetëm 1 qytetar i moshës 69-vjeç. Po ashtu, janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
