Në të gjithë vendin janë numëruar aktualisht 880.318 fletë votimi, nga të cilat 834.435 janë të vlefshme dhe 45.100 janë shpallur të pavlefshme. Janë numëruar 2891 kuti votimi nga 5199 në total, pra më shumë se gjysma.
Nga fletët e votimit të vlefshme, 413971 janë për Partinë Socialiste; 332613 janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 59047 vota janë për LSI-në.
Ndërkohë, 17826 vota ka marrë PSD. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.
Burimi: "Abc News".
