Pas vaksinave, Pfizer po përgatit pilula parandaluese ndaj Covidit që pritet të jenë të disponueshme deri në fund të vitit nëse provat rezultojnë të suksesshme. Sipas ekspertëve, nëse shpiket një pilulë anti-covid koronavirusi merr fund përgjithmonë.
Pfizer po e teston pilulën e quajtur PF-07321332 në njerëz dhe rreth 60 persona janë të përfshirë aktualisht në fazën e parë të eksperimentit që pritet të përfundojë në 25 maj.
Nëse pilula rezulton e sigurt, do të bëhen prova në më shumë njerëz për të parë nëse ajo ndalon Covidin.
Kevin Blyth, një shkencëtar i Universitetit të Glasgow tha: “Do të ishte një hap i madh përpara nëse pilulat antivirale funksionojnë dhe nuk do të kishim më karantinë”.
Daily Mail raporton se pilula është një medikament i ngjashëm që përdoret për të ndaluar HIV apo hepatitin C. Deri tani Pfizer nuk ka parë efekte anësore në provat që janë bërë tek kafshët dhe pritet të shikohet sesi do të ndikojë pilula tek njerëzit.
Kryeministri Johnson tha se një grup i ri do të ngrihet për të zbuluar pilulën anti-covid dhe se ai do t’i vë në dispozicion në Britani deri në vjeshtë.
“Nëse jeni pozitivë, mund të merrni një pilulë në shtëpi për të parandaluar që virusi të përhapet tek të tjerët. Ose nëse jeton me dikë që ka rezultuar pozitiv mund të merrni pilulën për disa ditë”-tha Johnson.
