Reperi i njohur Arkimend Lushaj, i njohur si Stresi, është treguar gjithmonë shumë aktiv në çështjet e aktualitetit, e sidomos ato politike.

Ndërkohë që në vend vazhdon numërimi i votave, ai ka paralajmëruar luftë civile. Reperi ka publikuar në Instastory një foto me armë në dorë, krah së cilës ka folur për manipulim votash.

“Manipuloni sa të doni votat. Luftë Civile do keni nesër mbrëma”, ka shkruar ai.



