Nga Shqipëria / E Hënë 26 Prill 2021, 16:04

Dropulli mbyll numërimin e votave, Partia Socialiste shpallet fituese

Në bashkinë e Dropullit ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Fituese është shpallur Partia Socialiste me 1531 vota.

Në vend të dytë renditet Partia Socialiste për Integrim me 599 vota dhe më pas Partia Demokratike me 592 vota.

Kujtojmë se deri më tani është mbyllur votimi në 14 bashki, në 10 prej të cilave kryeson Partia Socialiste.