Nga Shqipëria / E Hënë 26 Prill 2021, 16:04

Mbyllet numërimi i votave në Klos dhe Mirditë, fiton Partia Demokratike

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Klos dhe Mirditë. Fituese është Partia Demokratike.

Në Klos janë numëruar 27 kutitë, ku Partia Demokratike ka marrë 3738 vota, Partia Socialiste 3702 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 171 vota.

Në Mirditë janë numëruar kutitë në 14 qendra votimi. Partia Drmokratike ka marrë 5915 vota, Partia Socialiste 4864 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1143 vota.