Ka shkuar në 10 numri i bashkive që kanë mbyllur numërimin për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Libohova është bashkia e radhës që mbyllet me fitoren e Partisë Socialiste.
Deri më tani nga 10 bashkitë që kanë mbyllur procesin e numërimit të votave për partitë politike, vetëm në dy bashki Partia Demokratike ka rezultuar fituese, në Has dhe në Tropojë.
Në Kolonjë, Libohovë, Pustec, Himarë, Poliçan, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet fituese është shpallur PS.
