Tom Doshi ka deklaruar se është i gatshëm që të bëjë koalicion me Partinë Socialiste për të krijuar qeverinë e re për mandatin 2021-2025.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, nga një qendër numërimi në Shkodër sqaroi edhe njëherë pozitën e tij dhe dorëheqjen e dhënë në orët e para të mëngjesit.
“Nuk ka tërheqje nga deklarata. Synoj dy mandate në Shkodër dhe po aq në Tiranë. Votat do shkojnë për PSD. Jemi gati të bëjmë koalicion me PS, me zotin Basha, jo", tha Doshi.
Burimi: dosja
