Nga Shqipëria / E Hënë 26 Prill 2021, 11:11

Pas ndarjes nga Ana, Arsimi filmohet me ish-konkurrenten e 'Love Story'

Ana dhe Arsimi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, lajm të cilin e konfirmuan vetë ata. Sipas Arsimit Ana kërkonte shumë vëmendje dhe ky fakt e kishte bezdisur duke sjellë edhe ndarjen.

Pas ndarjes, Arsimi po komentohet sërish për jetën private. Ish-konkurrenti i "Përputhen" është shfaqur në shoqërinë e ish-konkurrentes së "Love Story", Enxhit.

Dyshja shihen të afërt me njëri-tjetrin, por nuk dihet se çfarë po ndodh mes tyre.

Mbetet të presim një reagim nga të dy.