Një 37- vjeçar në Fier kërcënoi se do të digjte kutitë e votimit teksa mbante në dorë një shishe me lëndë djegëse. Incidenti ndodhi pasditen e së dielës, pak pas mbylljes së procesit të votimit në fshatin Agim.
37-vjeçari u neutralizua nga forcat policore që ndodheshin në qendrën e votimit për t’u siguruar për mbarëvajtjen e procesit.
37-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier ndërsa policia sekuestroi tre shishe molotov, një sëpatë dhe thikë dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë. Abcnews.al ka siguruar pamje nga momenti.
