Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 20:08

Incident në qendrën e votimit, plagoset me thikë polici

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me thikë një punonjës të policisë menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit. Policia bën me dije se në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

"Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë   dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje."