BBC i ka kushtuar një artikull incidentit të rrezikshëm që u regjistrua mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. BBC ka publikuar një video nga momenti kur 32-vjeçari Arben Mema futet me automjet në shesh dhe një vëmendje të veçantë media britanike i kushton veprimit të guximshëm të Klodian Elqenit i cili kërceu në dritaren e shoferit.
"Një burrë është arrestuar në Shqipëri pasi u fut në sheshin e këmbësorëve në kryeqytetin e Shqipërisë. Makina u ndal vetëm kur një kalimtar u hodh përmes dritares në makinë. Kalimtari tha se mendoi se shoferi po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist. Shumë njerëz ndodheshin në radhë për t’u vaksinuar në çadra në Sheshin “Skënderbej” në atë kohë. Policia shqiptare thotë se beson se i dyshuari 32-vjeçar po e drejtonte makinën nën efektin e drogës", shkruan BBC.
