Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 17:05

'Po rrija kot', komisioneri i fut kyçin votimit 3 orë para orarit zyrtar

Një qendër votimi në Kavajë është mbyllur rreth 3 orë përpara orarit zyrtar. Sipas komisionerit nuk ka njerëz të tjerë për të votuar dhe se po rrinte kot prej disa orësh.

“Janë në Itali. Nuk ka njeri. 100 shtëpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri kot aty. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar. E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991. Unë jam kryetari, ta thashë përgjigjen, stop tani”, u shpreh komisioneri.

Burimi: abcnews