Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 16:04

Durrës/ Nusja shkon të votojë direkt pas celebrimit

Ditën e sotme qytetarët shqiptarë janë drejtuar në qendrat e votimit për të dhënë votën e tyre. Por një votuese e veçantë ka qenë një vajzë nga Durrësi, e cila ka shkuar për të votuar me fustan nusërie.

Foto ku nusja po hedh votën në kutinë e votimit po bën xhiron e rrjetit sot. 

Dita e dasmës së saj ka përkuar me ditën e zgjedhjeve dhe menjëherë pas celebrimit nusja ka shkuar të votojë.

Burimi: dosja.al