Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 16:04

Pamje të rënda në Korçë/ Çifti i bashkëshortëve goditen me karrige në qendrën e votimit

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një qendër votimi në Vashtmi të Korçës.

Një çift bashkëshortësh janë goditur me karrige. Sipas deklaratës së tyre, kjo ka ndodhur pasi nuk iu lejuan nënën të votonte.

“Atje pra në qendër votimit, arsyeja për shkak të nënës nuk e lejuan dhe e shtynë e goditën janë edhe kamerat aty. Ata janë dy vëllezër djem të kryeplakut, na goditën me karrige”, ka treguar qytetari Ardian Avdolli. Nuk dihet ende kush është autori i ngjarjes.

Burimi: "Top Channel"