Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 14:02

Zbardhet deklarata e Arben Memës: Isha nisur për të votuar, mora kanabis...

“Abc News” ka zbardhur deklaratën e 32-vjeçarit Arben Mema, i cili u shoqërua në polici ditën e sotme. Ai u fut me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej”, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

32-vjeçari ka deklaruar se ishte nisur për të votuar, por ishte ndalur për të marrë kanabis. Ai ka shtuar se nuk e kupton si ka ndodhur ngjarja.

“Dola nga shtëpia dhe para se të shkoja për të votuar, kalova te zona e parkut. Aty mora 5 gram kanabis në dy qese farmaceutike. Një pjesë e piva. Nuk e di as vetë si ndodhi sepse nuk po kuptoja asgjë. Isha në Yzberisht dhe aty më doli një makinë para e përplasa”, ka thënë Mema mes të tjerash.