32-vjeçari Arben Mema është shoqëruar në polici pasi rrezikoi jetën e qytetarëve duke u futur me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej”. Motrat e tij kanë arritur të revoltuara në vendngjarje duke e kërkuar.
“Tv Klan” ka siguruar një video ku ato shihen duke u përballur me policinë dhe qytetarët me një fjalor fyes.
Pas konfrontimit me policinë, dy motrat janë larguar për në Komisariatin nr1, ku nfodhet 32-vjeçari.
