Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 12:12

Jorida Tabaku shfaqet në qendrën e votimit me vajzat binjake dhe djalin 1-vjeç (Foto)

 

Kandidatja e dytë në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku ka votuar këtë të dielë dhe pamjet i ka ndarë në rrjete sociale.

Si rrallëherë, ajo është shoqëruar nga bashkëshorti, dy vajzat binjake dhe djali i vogël. Tabaku është shprehur se ka votuar për të ardhmen e fëmijëve, ashtu siç duhet të bëjnë të gjithë shqiptarët.

“Bashkë me Saimirin votuam për Arbën, Irisin dhe Drenin. Votoni për fëmijët tuaj, votoni për ndryshimin”, ka shkruar ajo.