Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 11:11

Voton Jozefina Topalli: Një votë ndëshkimi për të gjithë ata që na kanë zhgënjyer

Drejtuesja e partisë “Lëvizja për ndryshim”, Jozefina Topalli ka votuar këtë të dielë. Ajo është shoqëruar nga i biri dhe bashkëshorti. Topalli është shprehur para mediave se sot nis një kapitull i ri për shqiptarët.

"Unë jam e sigurt se ndryshimi fillon te kutia e votimit. Dhe sot është një ditë kur do fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Një votë proteste, një votë ndëshkimi për të gjithë ata që kanë zhgënjyer dhe kanë tradhtuar besimin dhe interesat e shqiptarëve. Që sot, fillon një kapitull i ri”, ka deklaruar ajo.

Burimi: "Report Tv"