Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 11:11

Humbi të atin në të njëjtën ditë që u bë nënë, Arbenita flet për herë të parë

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka humbur të atin në të njëjtën ditë që u bë nënë për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur motra e saj Almedina, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Babai i tyre po luftonte prej ditësh me Koronavirusin, mirëpo fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën. Së fundmi, Arbenita ka reaguar për herë të parë rreth lajmit të hidhur.

Ajo ka ndarë një foto të të atit në Instastory, krahas së cilës ka shkruar: “U preftë në paqe babai im! E bekoftë Zoti me një vend në parajsë! Ti do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë thuajuni të dashurve tuaj se i doni dhe përqafojini gjithmonë, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë".