Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 11:11

Sherr mes komisionerëve: Ndërpritet votimi në një qendër në Tropojë

Në një qendër votimi në Tropojë, Lekbibaj, është ndërprerë procesi i votimit. Shkak është bërë një sherr mes komisionerëve.

Lajmin e ka bërë të ditur Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat.

“Procesi i votimit ka filluar në të gjithë qendrat e votimit, në momentin që flasim ka një ndërprerje në Lekbibaj për shkak të një konflikti mes komisionerëve dhe do të marrim masa për zgjedhjen e kësaj situate. U kërkoj drejtuesve politik që të angazhohen dhe të punojnë për integritetin e procesit, pasi çdo lloj rezultati i arritur jashtë standartëve nuk ka asnjë vlerë. Duhet që të krijojmë një atmosferë pune, dhe pas orës 19:00 të presim për rezultatin”, është shprehur ai.