Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 11:11

Qytetarja në Berat akuzon komisioneren: Ma nxori të pavlefshme fletën e votimit, e grisa nga nervat

Në qytetin e Beratit ka ndodhur një incident gjatë votimit. Një qytetare akuzon komisionerët se i kanë nxjerrë të pavlefshme fletën e votimit.

Ajo ka treguar se teksa ka qenë duke e palosur fletën, një ndër anëtaret e komisionit i ka thënë se ka treguar votën te kamerat. 

"E mora fletën e votimit për ta palosur, një zotëri më tha që ta ktheja ndryshe. Ajo më tha mua se ja tregova kamerës, për kë votova. Por për atë zot që nuk ja tregova askujt, unë thjesht i thashë se po e pyesja se si mund të paloset. Letrën e votimit ma nxorrën të pavlefshme. E grisa fletën nga nervat. Nuk iki pa votuar", ka treguar ajo për mediat.