Kryeministri Edi Rama ka votuar sot në orën 10:30, i shoqëruar nga bashkëshortja. Ata kanë votuar në zonën ku ata banojnë në Surrel.
“Sot është një ditë shumë e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative, ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër. Të mos e harrojmë sot dhe asnjëherë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe dhe askush të mos harrojë se demokracia është një sport pa spektatorë dhe secili duhet të zbresë në fushë dhe të gjuajë me votë. Prandaj zbrisni në fushë dhe gjuajeni fatin tuaj. Në fund fitoftë më i miri”, u shpreh Rama.
