Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 10:10

Incident në Tiranë/ Qytetari fotografon votën, ndërhyn menjëherë policia

Sot në vend kanë nisur zgjedhjet e përgjithshme, ku shqiptarët po votojnë partinë politike që dëshirojnë të qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme.

“Top Channel” ka mësuar se te shkolla Çajupi është raportuar një incident. Një qytetar ka fotografuar votën dhe është pikasur nga komisionerët.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke marrë masat përkatëse. Fotografimi i votës dënohet 3 muaj deri në 3 vite burg.