Një rast i pazakontë është hasur në zgjedhjet e ditës së sotme në Poliçan. Një person ka rezultar votues i dyfishtë.
Sekretarja e KZAZ bën me dije se e vërteta është zbuluar kur personi në fjalë ka shkuar për të votuar në fshatin Terpan dhe ka futur kartën e identitetit në pajisjen e identifikimit të zgjedhësve.
Shtetasi me inicialet L.J nuk është lejuar të votojë sërish.
Burimi: "Top Channel"
