Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 10:10

‘Sot është ditë feste’, votojnë Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe e shoqja, Ajola Xoxa kanë votuar këtë të dielë në Parkun Olimpik. Pas votimit, Veliaj është shprehur se sot duhet të trajtohet si ditë feste sepse qytetarët kanë dalë masivisht në votime.

“Sot kemi një shans historik që gjithçka të përfundojë mirë. Unë dhe Ajola jemi shumë të kënaqur që shkojnë familje të kapur për duarsh, burra, gra që po votojnë sot si të ishte një ditë vere. Le ta trajtojmë si një ditë feste. Vota është më e fortë se dhuna, se plumbi. Nëse na kanë lodhur zhurmat, plumbat, xhirimet e gomave, sot është një ditë për t'i fashitur të gjitha", është shprehur ai.