Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 09:09

Kryeministri i Kosovës voton në Shqipëri dhe ka një thirrje për të gjithë shqiptarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar këtë të dielë për zgjedhjet në Shqipëri. Ai ka votuar në kopshtin 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Kurti i ka ftuar të gjithë shqiptarët të bëj zgjedhjen e duhur në bazë të parimeve dhe të vlerave.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj të gjithë qytetarët që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave. Dita është e bukur e diel me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri, ashtu sikur unë e ka pasaportën e Shqipërisë”, është shprehur kryeministri i Kosovës.

Burimi: "Abc News"