Nga Shqipëria / E Diel 25 Prill 2021, 09:09

Zgjedhjet në Shqipëri/ Voton Lulzim Basha: Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar në orën 9 të mëngjesit të sotëm. Ai ka votuar në lagjen e tij, në çerdhen numër 13, në njësinë 8 në kryeqytet.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë. Është historike. Keni fuqinë për fëmijët tuaj, për vendin, për kombin. Sot është dita që të dilni dhe të votoni masivisht. Sot është dita e Shqipëria. Është dita e demokracisë. Jam i lumtur që votova në lagjen ku kam lindur dhe jam rritur. Dilni dhe votoni kjo është dita juaj. Faleminderit", është shprehur Basha.