Moderatorët e spektaklit “Kosherja”, Bes Kallaku dhe Jona Spahiu ishin mbrëmjen e sotme të ftuar në “Soiree”. Ata vendosën t’i bënin “diss” njëri-tjetrit dhe e para që filloi ishte Jona.

“Edhe një gjo mbaje që ta kesh, se Kosherja plot bletë, tashmë e ka një mbretëreshë”, tha ajo.

Besi nuk u kursye fare dhe ia ktheu me të njëjtën monedhë.
“Hej Jona Jona, ti për prezantim me vërte që qenke nona. Kujton se je IN, kujton se je firmato, dukesh si kamariere a ma bo një makiato? Me ta thon një fjalë, me ta thonë të vërtetën, sa fansa ka Ija ime, ti si bo gjithë jetën”, u shpreh aktori.




