Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Prill 2021, 23:11

Emocionuese: I ndau Koronavirusi, dy të moshuarit takohen pas një viti plot mall

Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” ishte Lida, një grua e cila gjatë gjithë jetës ishte përballur me shumë vështirësi. Bashkëshorti i saj kishte ndërrruar jetë 20 vite më parë dhe ajo ishte zhvendosur në shtëpinë e të moshuarve. 6 vite më parë Lida ishte njohur me Mhillin dhe dyshja ishin bërë shokë të ngushtë.

Ata nuk jetojnë më në të njëjtën qendër dhe për shkak të Koronavirusit kishin më shumë se një vit që nuk ishin takuar. Pasi të dy ishin vaksinuar, Lida e kishte thirrur në “Dua të të bëj të lumtur” për ta surprizuar dhe për t’i dhënë një mesazh.

Ajo tregoi se Mhilli vuan nga një sëmundje dhe i kërkoi që të mos dorëzohet dhe të vazhdojë të luftojë siç ka bërë gjithmonë.

“O Mhill për mua ke qenë shoku më i mirë, burri më i mirë, njeriu më i mirë, se ne kemi dalë kemi pirë kafe bashkë. Më vjen keq, ishalla Zoti të jep shëndet e ta largoftë atë sëmundjen e keqe, të jep durim. Ti je i mrekullueshëm dhe unë të respektoj shumë shumë shumë”, i tha ajo.

Në fund Lida e ftoi në një kërcim shokun e saj të ngushtë dhe të dy kërcyen në studio.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)