Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Prill 2021, 22:10

Planet e dasmës: Olta Gixhari zbulon se kur dhe ku do të martohet

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari ka dhënë një intervistë për “Revista Who”, ku si rrallëherë është rrëfyer për jetën private.

Olta është ndalur te njohja me partnerin dhe propozimi për të ikur në Spanjë, por edhe te planet e dasmës. Aktorja ka treguar se ajo dhe partneri do të celebrohen në Spanjë, në vitin 2022.

Përsa i përket dasmës, Olta është shprehur se pandemia u ka prishur planet. "Kishim shumë qejf të bënim një dasmë në jug, por pandemia na i prishi planet. Por nuk e kemi fshirë tërësisht si ide, edhe mund të ndodhë", ka rrëfyer ajo.

Gjatë intervistës aktorja është ndalur dhe te i biri Amar. Ajo ka treguar se ka qenë shtatzëni e planifikuar dhe ka dëshirë ta bëjë dhe me motër.