Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita u bënë prindër për herë të dytë këtë të shtunë. Leonita solli në jetë një vajzë të cilës i kanë vendosur emrin Laneya.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë futbollisfi, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai publikoi një foto me vogëlushen në krahë, krahas së cilës shkroi- “Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021”.

Ndërkohë, vetëm së fundmi Leonita ka bërë një postim në Instagram. Ajo ka publikuar foton e saj të parë me Laneyan.
“Laneya Xhaka, motra jote e madhe, mami dhe babi të duan përgjithmonë”, ka shkruar ajo krahas fotos.





